Sun, Feb 22, 2026

“Është bërë një keqkuptim total”/ Rama për amnistinë penale: Nuk jam në dijeni në këtë moment të agjendës së Parlamentit

“Është bërë një keqkuptim total”/ Rama për amnistinë penale: Nuk jam në dijeni në këtë moment të agjendës së Parlamentit
  • PublishedFebruary 21, 2024

Pas mbledhjes së Asamblesë me dyer të mbyllura, kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me Amnistinë Penale që pritet të votohet nesër në Kuvend.

Rama tha se ministri i Drejtësisë Ulsi Manja sqaroi keqkuptimin që kishte mbi kategoritë përfituese të projektligjit.

“Nuk jam në dijeni në këtë moment të axhendës së Parlamentit nesër nëse do të miratohet nesër Amnistia. Nuk e di si është axhenda, por mund të them që është bërë një diskutim për një keqkuptim total dhe është adresuar sot nga Ministri i Drejtësisë.”

Gazetarët: Lulzim Basha tha se nuk do të jepte votat për Amnistinë?

Rama: Kush është ky? Sa ka qenë ora, ka qenë ende përgjumësh.


AlbaniaWeb.net