Sun, Feb 22, 2026

LAJM I FUNDIT/ Rama flet pas mbledhjes së Asamblesë, zbardh diskutimet

LAJM I FUNDIT/ Rama flet pas mbledhjes së Asamblesë, zbardh diskutimet
  • PublishedFebruary 21, 2024

Kryeministri Edi Rama: Besoj shumë më mirë se disa nga kolegët mendonin se shpreheshin, jemi në fazën e dytë sic e vendosën në Asamblenë Kombëtarë, Faza për anëtarësimet e reja dhe bilancin gjinore në cdo qark. Nuk mund të them qarqe problematike por pika të caktuara ku duhet të bëhet më shumë punë për pjesëmarrje të balancuar. Ndryshimet janë pjesë e jetës së PS, prandaj PS është fituese sepse ndryshon vetveten, Unë shohë një angazhim pozitiv edhe nga raportimet sot. Sistemi ynë që ka një komponent të zhvilluar ka pasqyra që flasin vet dhe nuk është thjesht raportim, janë të verifikueshme të takimeve të boshllëqeve.

Ndarja e punës, të gjithë anëtarët e asamblesë ka një mesatare prej 10 organizatash. Unë do t’i kem të ndara sipas qarqeve. Po do të jem në të gjitha qarqet. Nuk kam informacione për organizim të opozitës, nuk kam asnjë interes. Ne kemi një problem sot për sot as me kritikat, në asamblene  Përgjithshme ka pasur plot kritika dhe vetëkritika, sot ishte dita për të reflektuar dhe për të vazhduar punën. Është cështje mobilizimi në gjithë trupën, ka lojtarë që duan nxehje, skuadra është e motivuar dhe ne nuk kemi asnjë problem serioz në këtë fazë.


AlbaniaWeb.net