Tue, Nov 25, 2025

Anëtar i bandës së Gaxhait, Gjykata e Durrësit vendos arrest në burg me afat dy muaj për “Çipurin”

Anëtar i bandës së Gaxhait, Gjykata e Durrësit vendos arrest në burg me afat dy muaj për “Çipurin”
  • PublishedFebruary 24, 2024

Gjykata e Durrësit ka vleftësuar të vlefshëm arrestimin e ish-anëtarit të bandës së Gaxhait, Amarildo Sulejmani nga Vlora dhe caktoi si masë shtrënguese atë të arrestit në burg me afat 2 muaj.

Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e vlerësoi këtë periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për vjedhje automjeti. Sulejmani u arrestua 3 ditë më parë në Spitallë të Durrësit me një automjet me targa të vjedhura, ndërsa nuk iu bind urdhrit për ndalim të policisë dhe tentoi të largohet me shpejtësi.


AlbaniaWeb.net