Mon, Nov 24, 2025

Kaos në Kukës! Tifozët futen në fushë pas golit të Erzenit, sulmohen dhe arbitrat

Kaos në Kukës! Tifozët futen në fushë pas golit të Erzenit, sulmohen dhe arbitrat
  • PublishedFebruary 25, 2024

Momente kaosi në sfidën mes Kukësit dhe Erzenit në “Kukës Arena”, me tifozët që u futën në fushë pas golit të përmbysjes nga ana e Zekës për shijakasit.

U detyrua menjëherë ndërhyrja e forcave të rendit, që gjithashtu tentuan të mbronin dhe arbitrat, me këta të fundit që u sulmuan.

Kjo gjë solli ndërprerjen e sfidës, me arbitrat dhe lojtarët që iu drejtuan dhomave të zhveshjes./PanoramaSport

AlbaniaWeb.net