Sun, Jun 14, 2026

Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen katër automjete, njëra prej tyre e bërë ‘copë copë’! Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen katër automjete, njëra prej tyre e bërë ‘copë copë’! Pamje nga vendi i ngjarjes
  • PublishedMarch 3, 2024

Një aksidenti rëndë ka ndodhur në lagjen Gurra të Lezhës ku janë përplasur me njëra-tjetrën kaër automjete.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Nga pamjet e siguruara nga AlbaniaWeb.net shihet se mjetet janë dëmtuar shumë, ndërsa më tepër njëra prej tyre e cila duket e shkatërruar.

Në rrugë janë shpërndarë pjesë të mjeteve, përfshirë xhama dhe pjesë të tjera.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po heton për shkaqet e këtij aksidenti.


AlbaniaWeb.net