Sun, Jun 14, 2026

VIDEO/ Zirkzee dhe Ferguson, Bologna mund Atalantën në Bergamo, Europa nuk është thjeshtë ëndërr

VIDEO/ Zirkzee dhe Ferguson, Bologna mund Atalantën në Bergamo, Europa nuk është thjeshtë ëndërr
  • PublishedMarch 3, 2024

Bologna përmbysi Atalantën me shifrat 1-2, në përballjen e mbajtur në Bergamo. Bergamaskët realizuan me Lookman, duke shkuar në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Djemtë e Thiago Mottës ndryshuan marsh në pjesën e dytë dhe rikthyen gjithçka në favorin e tyre. Fillimisht Zirkzee vendosi ekuilibrat, përpara se Ferguson të përmbysë llogaritë.

Bologna renditet në vendin e katërt me 51 pikë dhe ëndërron një vend për në Europë. Gjimshiti me shokë, në krahun tjetër, renditen në vendin e gjashtë me 46 pikë. Në mbrëmje është e programuar supersfida mes Juventusit dhe Napolit.

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net