Wed, Nov 26, 2025

Reagon Kylie Jenner pas thashethemeve për ndarje me Timothée Chalamet

Reagon Kylie Jenner pas thashethemeve për ndarje me Timothée Chalamet
  • PublishedMarch 8, 2024

Kylie Jenner iu shmang pyetjes për Timothée Chalamet në një intervistë të re për “New York Times” duke shtuar spekulimet se çifti është ndarë.

Në intervistë, Kylie u pyet për ndryshimin e stilit të saj dhe nëse epoka e saj e ‘clean girl’ ishte e ndikuar nga Timothée Chalamet. Si përgjigje, Kylie tha:

“Nuk e di se si ndihem për këtë. Unë thjesht nuk dua të flas për gjëra personale.”

Kylie shtoi gjithashtu se nuk është e interesuar t’i kushtojë vëmendje pyetjeve të fansave rreth stilit të saj personal, duke u frymëzuar nga marrëdhënia e saj me aktorin, pasi ajo po e përqendron vëmendjen tek bizneset e saj.

Spekulimet për një ndarje të mundshme mes të dyve dolën pasi Kylie ndau në një video rutinën e saj të përditshme, me vajzën e saj Stormi dhe Kendall Jenner, ku dukej se Timothée mungonte.