Wed, Nov 26, 2025

Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League, por mbetet ende larg zonës Champions

Manchester United rikthehet te fitorja në Premier League, por mbetet ende larg zonës Champions
  • PublishedMarch 9, 2024

Pas dy humbjeve radhazi në Premier Ligë, Mancester Junajtid është rikthyer te fitorja, duke mposhtur në shtëpi 2-0 ekipin e Evertonit. Një sukses që mban ekipin e Ten Hag në luftën për një vend në Ligën e Kampioneve.

Të dy golat erdhën në pjesën e parë dhe të dy u shënuan me penallti. Në minutën e 12-të ishte Bruno Fernandes që u tregua i saktë nga pika e bardhë, ndërsa në të 36-ën Rashford dyfishoi po me anë të penalltisë.

https://www.youtube.com/watch?v=ec7LUsZGXjY

Me këtë sukses, Junajtid mban vendin e gjashtë, por afrohet me tetë pikë nga zona Champions. Ndërsa Everton në vendin e 16-të, duke rrezikuar rënien nga Premier Liga.

()

AlbaniaWeb.net