Wed, Nov 26, 2025

“Predha” e radhës nga goditja e dënimit, Rey Manaj i jashtëzakonshëm

“Predha” e radhës nga goditja e dënimit, Rey Manaj i jashtëzakonshëm
  • PublishedMarch 9, 2024

Sivasspori përballë Alanyasporit.

Rey Manaj kundër Fidan Alitit dhe Florent Hadërgjonajt. Të tre titullarë.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar golin e radhës në Superligën turke, të 15-n me fanellën e Sivassporit.

Ishte minuta e 64′ kur 26-vjeçari ndëshkoi skuadrën kundërshtare, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.

Manaj po kalon një periudhë fantastike, duke shënuar rregullisht me skuadrën e Sivassporit. Madje gola shumë të bukur.

Për momentin, vetëm Edin Dzeko (18) i Fenerbahces ka shënuar më shumë se lushnjari në kampionatin turk./ Super Sport


AlbaniaWeb.net