U ekstradua nga Kosova disa ditë më parë/ Gjykata e Posaçme lë në burg Gëzim Çelën, ish-punonjësin e policisë të kthyer në baron droge

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi të lejë në burg këtë të shtunë baronin e drogës, Gëzim Çela, pas ekstradimit nga Kosova.
Çela u arrestua më 9 dhjetor në fshatin Dardani të Ferizajt nën shoqërinë e dy vajzave nga Shqipëria. Me të ishte dhe personi që e ka strehuar për një kohë në shtëpinë e tij në një fshat të Vitisë.
AlbaniaWeb.net
