LAJM I FUNDIT! Aksident në Fier/ Makina përplas qytetarin me biçikletë, largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” në Fier. Një person i cili po udhëtonte me bicikletë është goditur nga një makinë duke u dëmtuar.
Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja , ndërsa i dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Fierit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit.
AlbaniaWeb.net
