Thu, Nov 27, 2025

“Më ‘kafshoi’ për t’u bërë faktor”/ Për kë e ka fjalën Romeo?

“Më ‘kafshoi’ për t’u bërë faktor”/ Për kë e ka fjalën Romeo?
  • PublishedMarch 18, 2024

Romeo është shprehur i zhgënjyer nga Egla. Në një bisedë mbrëmjen e djeshme me banorët në shtëpi, aktori ka thënë se i ka qëndruar afër në momente kur ajo është gjendur në vështirësi dhe jo në gjendje të mirë emocionale, megjithatë për hir të lojës sipas Romeos, ajo e ka shfrytëzuar duke u faktorizuar.

“Më shiti për lojë, më kafshoi që të faktorizohej”, shprehet Romeo.

Egla është komentuar gjerësisht së fundmi për shkak të përplasjeve që ka patur me banorët. Përleshja fizike me Rike Rocin e dërgoi në nominim dhe pritet që nesër të zbulohet se kush do të eliminohet nga të dyja.

Biseda e plotë në videon më poshtë: