Sun, May 4, 2025

FOTO/ Detaje nga operacioni antidrogë në kryeqytet, kush janë tre të arrestuarit? U kapën ‘mat’ në një rrugë pa dalje

  • PublishedMarch 22, 2024

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni antidrogë, që u zhvillua të enjten, në orët e vona të mbrëmjes Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Tre personat që u arrestuan dyshohet se ishin furnizues të shpërndarësve të drogës në zonën e Xhamllikut. Ata janë identifikuar si Enea Sulejmani, Igli Begaj dhe Shkëlqim Osteni. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se prej ty muajsh, ata ishin nën vëzhgimin e policisë dhe u kapën në flagrancë, teksa shkëmbenin lëndën narkotike në një rrugë pa krye, ku kishin lënë vendtakimin.

Në momentin që u përballën me patrullën e policisë, ata lëvizën mbrapa, duke përplasur makinën e efektivëve dhe duke rrezikuar policët që ishin në këmbë.

Të ndodhur në këtë situatë, një prej efektivëve qëlloi me armë, duke plagosur në inde të buta 30-vjeçarin Enea Sulejmani. Ai ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Sipas gazetares së AlbaniaWeb.net, Dorjana Bezat policia ka sekuestruar 1 kg kokainë.


AlbaniaWeb.net