Fri, Aug 22, 2025

Pamje të rënda/ Momenti kur 30-vjeçari dhunohet me leva nga 4 persona

  • PublishedMarch 22, 2024

Pamje të rënda po qarkullojnë kudo nëpër rrjet, ku pasditen e sotme një 30-vjeçar është dhunuar barbarisht me shkopinj dhe leva nga 4 persona të tjerë.

Mësohet se 30-vjeçari është sulmuar pas një sherri të mëparshëm që vëllai i tij kishte patur me një prej autorëve.

Policia ka bërë me dije se autorët janë identifikuar sakaq i dhunuari pas plagëve të marra, është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Siç e shikoni në videon e siguruar nga JOQ, 30-vjeçari është ndjekur deri në një servis ku aty është dhunuar barbarisht nga 4 personat e tjerë.