Princesha e Uellsit, Kate Middleton, diagnostikohet me kancer: Dy muaj të vështirë…
Princesha e Uellsit, Catherine Middleton ose e njohur si Kate Middleton, është e prekur nga kanceri.
Ky lajm u bë i ditur nga vetë ajo, me anë të një video-mesazhi, ku tregonte disa detaje.
42-vjeçarja deklaroi se sëmundja është kapur në fazat e hershme dhe se tashmë po vijon kurimin.
Ajo tha se ishte një “shok i madh” pas “dy muajsh tepër të vështirë”.
Pavarësisht vështirësive ajo ka shtuar se po bëhet më e fortë.
“Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë”.
AlbaniaWeb.net