Wed, May 14, 2025

“Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën realitet”, Jasir Asani i motivuar para ndeshjes me Kilin

  • PublishedMarch 22, 2024

Shqipëria sfidon sonte Kilin në Parma, në ndeshjen miqësore që do luhet në orën 20.45. Një test shumë i rëndësishëm ky për kuqezinjtë, të cilët do kërkojnë të tregojnë veten para Europianit, që fillon në verë. Futbollisti i Kombëtares, Jasir Asani ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku duket përkrah Nedim Bajrami dhe Naser Aliji.

“Tetovë – Shkup – Kumanovë. Të bashkuar mund të bëjmë të pamundurën realitet. Forca Shqipëri”, shkruan Asani. Asani ka luajtur deri më tani 9 ndeshje me përfaqësuesen, ku ka realizuar edhe 3 gola.

 

(J.S/)

AlbaniaWeb.net