Sat, Mar 21, 2026

Kombëtarja kuqezi zbret sërish në fushë, një rikthim i rëndësishëm për Silvinjon kundër Suedisë

Kombëtarja kuqezi zbret sërish në fushë, një rikthim i rëndësishëm për Silvinjon kundër Suedisë
  • PublishedMarch 23, 2024

Kombëtarja shqiptare ka zbritur në fushë sot për të harruar humbjen kundër Kilit. Shqipëria ka vijuar përgatitjet për miqësoren e dytë të marsit ndaj Suedisë.

Kuqezinjtë zhvilluan një seancë stërvitore në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës dhe më pas u nisën drejt Stokholmit. Pas dëmtimit të pësuar, portieri Etrit Berisha ka udhëtuar me ekipin dhe gjendja e tij do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga stafi mjekësor.

Berisha
Berisha

Lojtarët që u aktivizuan titullarë me Kilin, zhvilluan vetëm disa ushtrime fizike dhe pa top. Ndërsa futbollistët që nuk u aktivizuan apo hynë në fushë si zëvendësues, bënë stërvitje më të ngarkuar dhe taktike. Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet për sfidën ndaj Suedisë ditën e nesërme, me seancën e fundit stërvitore që do të kryhet në stadiumin e ndeshjes.

()

AlbaniaWeb.net