Sat, Mar 21, 2026

VIDEO/ Gjermania shënoi golin më të shpejtë në historinë e saj, thyen Francën në Lyon

VIDEO/ Gjermania shënoi golin më të shpejtë në historinë e saj, thyen Francën në Lyon
  • PublishedMarch 23, 2024

Gjermania rikthehet pas një kohe të gjatë të luajë një ndeshje të madhe. Kombëtarja e drejtuar nga Julian Nagelsmann, fitoi 0-2 miqësoren e fortë përballë Francës në Lyon.

Florian Wirtz shënoi në aksionin e parë, duke kaluar Gjermaninë në avantazh pas vetëm 7 sekondash. Ky ishte goli i parë me Kombëtaren për 20-vjeçarin e talentuar të Bayer Leverkusenit. Sipas statistikave zyrtare të Federatës Gjermane të Futbollit, ky është goli më i shpejtë i realizuar në historinë e kombëtares gjermane!

GOLI I PARE

Miqtë e nisën mirë edhe fraksionin e dytë të takimit, teksa dyfishuan me anë të Kai Havertz (49’). Sulmuesi i Arsenalit shfrytëzoi një super asist të Jamal Musialës.

GOLI I DYTE

()

AlbaniaWeb.net