Sun, Nov 23, 2025

Vrau me çekiç bashkëjetuesen rumune pas një debati, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Vrau me çekiç bashkëjetuesen rumune pas një debati, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali
  • PublishedMarch 28, 2024

Gjykata e Bolzanos në Itali dënoi me 24 vite burg Avni Mecjan, i cili akuzohet për vrasjen me çekiç të bashkëjetueses së tij rumune Alexandra Elena Mocano mbrëmjen e 22 tetorit të vitit 2022.

Vrasja ndodhi në banesën e tyre në Viale Trieste. Prokurorja e Bolzanos kërkoi dënim të përjetshëm për shqiptarin.

Ndërsa avokati kërkoi një dënim më të lehtë për klientin e tij.

Avni Meçja pasi u arratis në Shqipëri u kthye dhe u dorëzua në Itali duke rrëfyer vrasjen e partneres së tij pas një debati mes të dyve. Pasi e vrau, Meçja mbështolli trupin e të resë me batanije. Trupi i pajetë i rumunes u gjet nga të afërmit e saj.


AlbaniaWeb.net