Fri, May 17, 2024

VIDEO/ Atalanta tregon forcën ndaj Napolit, kampionët e Italisë bien në shtëpi

  • PublishedMarch 30, 2024

Atalanta ka fituar 0-3 në fushën e Napolit, në ndeshjen e vlefshme për Serie A. Bergamaskët kaluan në epërsi në minutën e 26-të, me anë të golit të Miranchuk.

Miranchuk ishte sërish protagonist për ekipin e Gasperinit, duke dhuruar asist për Scamaccan në minutë ne 45-të. Në pjesën e dytë, gjërat u bënë të lehta për Atalantën, që “tundi rrjetën” në të 88-tën me Koopmeiners.

Shumë pak për të thënë për kampionët e Italisë, që konfirmojnë edhe një herë sezonin e dobët që po kalojnë.  Titullar për Napolin ishte Amir Rrahmani, ndërsa në krahun tjetër, 25 minuta lojë edhe për Berat Gjimshitin.

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net