Mon, Nov 24, 2025

Greva e paralajmëruar nga dogana greke/ Mbyllen për dy ditë 4 pika të kalimit kufitar

Greva e paralajmëruar nga dogana greke/ Mbyllen për dy ditë 4 pika të kalimit kufitar
  • PublishedApril 1, 2024

Katër pika të kalimit kufitar me Greqinë do të jenë të mbyllura për dy ditë, për shkak të protestave nga sindikatat greke.

Nga data 2 prill prej orës 05:30, deri më datë 4 prill në orën 05:30, pikat doganore greke në Kakavijë, Tre Urat, Qafë Botë dhe Kapshticë do të jenë të mbyllura.

Një ditë më parë u paralajmërua mbyllje e tre pikave doganore nga data 2 prill prej orës 05:30, deri më datë 4 prill në orën 05:30, në Kakavijë, Tre Urat, dhe Qafë Botë, por sot u njoftua se do të mbyllet edhe pika e Kapshticës.

“DVKM Korçë

Në vijim të informacionit të dhënë nga Policia e Shtetit, ditën e djeshme, ju informojmë se, Policia Greke ka njoftuar Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.

Nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, autobusëve dhe kamionëve. Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, pa bagazhe, dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore. Policia e Shtetit është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore greke dhe do të ketë njoftime të tjera në kohën e duhur, për çdo ndryshim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që kanë planifikuar lëvizjen drejt shtetit grek, në këtë periudhë kohore duhet të përdorin pikat e tjera të kalimit për në shtetin grek.


AlbaniaWeb.net