Tue, Nov 25, 2025

Plagosën me thikë një 40-vjeçar në Komunën e Parisit, arrestohet një 19-vjeçar, një tjetër në kërkim

Plagosën me thikë një 40-vjeçar në Komunën e Parisit, arrestohet një 19-vjeçar, një tjetër në kërkim
  • PublishedApril 1, 2024

Një nga autorët e plagosjes së 40-vjeçarit në Komunën e Parisit është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në orën 20:25, ku 19-vjeçari K.K i cili është në prangat e policisë dhe 18-vjeçari A.Gj i cili është në kërkim, janë konfliktuar fizikisht me 34-vjeçarin E.Gj si dhe kanë goditur me thikë 40-vjeçarim M.K. ky i fundit pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


AlbaniaWeb.net