Wed, Nov 26, 2025

Roberti në “Ferma VIP”, jashtë shtëpisë “jep” koncerte me Xhensilën

Roberti në “Ferma VIP”, jashtë shtëpisë “jep” koncerte me Xhensilën
  • PublishedApril 3, 2024

Këngëtari nga Kosova, Robert Berisha është një nga personazhet më simpatikë të “Ferma Vip”. Ai po vazhdon “aventurën” si fermer në formatin e njohur ku po konkurron dhe për çmimin e madh.

Megjithatë, edhe brenda një loje ku ndodhet i izoluar, emri i tij jashtë kësaj shtëpie është shfaqur në njoftime për koncerte.

E habitshme por e vërtetë, detaj i cili ka vënë në pikëpyetje transparencën e formatit.