U kërcënuan me jetë/ KLP zgjat mbrojtjen e dy prokurorëve, njëri prej tyre hetoi grupin e Laert Haxhisë

KLP zgjat dhe për tre muaj të tjerë mbrojtjen e prokurorit Ridvan Suka dhe prokurores së pezulluar nga KPK Merita Selimi.
Ndërkohë bënë të ditur burimet e Anila Hoxhës se mbrojtja e dy prokurorëve të Spak dhe ruajtja e familjeve të tyre është pa afat.
Suka ka qenë në Prokurorinë e Elbasanit dhe aktualisht është në Prokurorinë e Tiranës.
Ndërsa Selimi ka qenë në Prokurorinë e Lushnjës, ku ka hetuar grupin e Laert Haxhisë.
AlbaniaWeb.net
