Wed, Nov 26, 2025

“Duhet një përgjigje urgjente”, mblidhen liderët e G7 pas sulmit të Iranit mbi Izrael, publikohen pamjet

“Duhet një përgjigje urgjente”, mblidhen liderët e G7 pas sulmit të Iranit mbi Izrael, publikohen pamjet
  • PublishedApril 14, 2024

Shtëpia e Bardhë publikoi një foto ku shihet presidenti amerikan Joe Biden duke folur me liderët e G7, gjatë mbledhjes së kësaj të diele.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe koordinatori i Lindjes së Mesme Brett McGurk janë gjithashtu të pranishëm.

Shtëpia e Bardhë tha në një postim në X se liderët “dënuan sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit dhe riafirmuan përkushtimin e G7 për sigurinë e Izraelit”.

Takimi u thirr për të diskutuar atë që Biden e quajti një “përgjigje urgjente diplomatike” ndaj sulmit të Iranit.

Takimi i G7 tani ka përfunduar, sipas një zyrtari të administratës.

 


AlbaniaWeb.net