Leverkuseni magjik, festë e çmendur për titullin historik

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës së 29-të, duke fituar….ndaj Ëerder Bremen në “Bay Arena”.
Në prag të 120-vjetorit, Alonso dhe “gladiatorët” e tij i bënë dhuratën më të çmuar klubit, që deri në këtë sezon ishte mjaftuar me statusin e nënkmapionit, madje pesë herë në histori.
Një sezon perfekt, një sezon jo vetëm për t’u krenuar, por edhe për t’u studiuar, me “aspirinat” që këtë herë ishin jo ilaçi, por dhimbja e kokës për ccdo kundërshtar në Bundesliga.
Zero humbje dhe madje Bayer Leverkusen në këtë sezon, tani ka barazuar edhe rekordin e Juventusit në Serie A, të vendosur në edicionin 2011-12 me 43 ndeshje radhazi pa humbje.
AlbaniaWeb.net
