Fri, May 17, 2024

Rei Manaj “fikson” turqit, Arda Turan kërkon bomberin kuqezi

  • PublishedApril 17, 2024

Rey Manaj po shkëlqen në sezonin e parë në Turqi, ku deri më tani ka realizuar 16 gola. Paraqitjet e tij nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa së fundmi një klub ka shfaqur interesim për sulmuesin kuqezi.

Skuadra e sapo ngjitur në elitën turke, Ejupspor e pëlqen shumë lojtarin e Kombëtares dhe sipas “Ajansspor”, tashmë kanë nisur kontaktet mes meanxherit të Manaj dhe palës tjetër.

Drejtori i Ejupsorit, Arda Turan po identifikon profilet e duhura që mund të forcojnë skuadrën për sezonin tjetër dhe ylli kuqezi shihet si afrimi i duhur. Për momentin nuk mund të flitet për shifra pasi është ende herët, por ajo që mund të thuhet me siguri është se vera do të jetë e nxehtë për Manaj.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net