Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas për vdekje një adoleshent

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë, me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari.
Nga informacionet e para mësohet se i riu është përplasur nga një automjet teksa ka qenë duke ecur.
Në vijim priten të tjera detaje, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të plota.
AlbaniaWeb.net
