Sat, May 18, 2024

Agjenti zbulon prapaskenat: Manaj mund të lëvizte në janar, nuk e duan vetëm në Itali

  • PublishedApril 24, 2024

Rei Manaj po kalon një sezon shumë pozitiv te Sivasspor, ku ka realizuar mbi 20 gola në të gjitha garat. Në një intervistë të dhënë së fundmi, agjenti Vincenzo Pisacane ka treguar disa prapaskena interesante për sulmuesin shqiptar.

“Edhe pse nuk jam agjenti i tij i drejtpërdrejtë, mund të them se kishte lëvizje në janar, por Sivasspor e cilësoi atë si të pashitshëm.  Për këtë arsye, të gjitha diskutimet janë shtyrë për në korrik. Ai po ecën aq mirë sa besoj se nuk do të jenë vetëm italianët që e duan” – tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net