Sat, May 4, 2024

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, do të paraqesin propozimet e tyre

  • PublishedApril 24, 2024

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet jo vetëm nga opozita, por edhe nga një grup gjinekologësh.

Ata e konsiderojnë një projektligj klientelist, sikundër ka të tjerë thonë që ka ardhur kohë për një ligj të ri, i cili rregullon marrëdhëniet e prindërve dhe dhënien mundësi të nënave që nuk mund të lindin e të kenë fëmijë.

“Do të jetë për ato gra që kanë hequr mitrën për arsye mjekësor”, tha mjeku gjinekolog, Blerti Cami.

Duke folur si mjek, Dr. Ilir Alimehmeti shprehet skeptik, pasi sipas tij ligjet nuk zbatohen dhe do të përdoret në mënyrë abuzive.

“Dje është kundërshtuar nga Europarlamenti, pasi është shfrytëzues”, thotë ai.

Këtë projektligj, jashtë kamerave e kundërshton edhe një grup mjekësh gjinekologë pasi thonë se është hartuar keq dhe për qëllime klienteliste, ndërkohë që do t’i dërgojnë Ministrisë së Shëndetësisë një draft me propozimet e tyre.


AlbaniaWeb.net