Sat, May 4, 2024

Nuk ka mrekulli për Tiranën, Kukësi “fluturon” në finalen e Kupës, Vllaznia dhe Egnatia në shtesë

  • PublishedApril 24, 2024

Kukësi është kualifikuar për në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët iu falën fitores 2-0 në aktin e parë ndaj Tiranës, teksa sot u mundëm minimalisht 1-0 në “Air Albania”. Bardheblutë shënuan në minutën e 21-të me Deliun, me një gol mjaft të bukur. Ekipi i Fagut fitoi besim për përmbysjen e madhe, duke spostuar kështu kundërshtari në gjysmëfushën e vet.

Kuksianët barazuan me Lamçen në të 45-tën, por goli u anulua për prekje me dorë. Pjesa e dytë nuk prodhoi gol, me ekipin e Bledar Devollit që shkon kështu në finale.

Vllaznia dhe Egnatia do të diskutojnë në shtesë biletën e finales. Ndeshja e parë pati përfunduar 1-0 për rrogozhinasit, ndërsa në “Lor Boriçi”, Balaj me shokë triumfuan 1-0. Shkodranët realizuan me Alivodën në minutën e 29-të, duke ndezur festën në stadium. Ekipi i Qatip Osmanit u vendos në kërkim të golit të dytë, por hasi mjaft ëvshtirësi, pasi prapavija kundërshtare ishte vendosur mirë. Në minutën e 65-të, të besuarit e Edlir Tetovës provuan të barazonin shifrat me Ramën, pa ia dalë dot. Me këtë rezultat, ekipet iu drejtuan shtesës.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net