Sat, May 4, 2024

Numërohen më shumë se gjysma e votave në Maqedoni, kryeson kandidatja e VMRO. Osmani 23 mijë vota më shumë se Taravari

  • PublishedApril 24, 2024

Është numëruar më shumë se gjysma e votave në Maqedoni, ku deri më tani kryeson kandidatja Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE me 38.28%.

Nga numërimi i deri tanishëm i votave në Tetovë po kryeson Bujar Osmani. Në nivel vendi, Bujar Osmani është i treti aktualisht me 15,27%. Po prin Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE me 38.28% e pasuar nga Stevo Pendarovski 18.84%.

Deri tani janë numëruar votat në 2230 nga 3508.


AlbaniaWeb.net