Sat, May 4, 2024

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni/ Në Tetovë deri tani kryeson Bujar Osmani, nis festa pranë zyrave të BDI-së

  • PublishedApril 24, 2024

Nga numërimi i deri tanishëm i votave në Tetovë po kryeson Bujar Osmani. Pranë zyrave të BDI-së në Tetovë ka nisur festa e simpatizantëve.

Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Tetovë nga numërimi i votave në 74 qendra të votimit, Bujar Osmani ka 38,7% e Arben Taravari 36.86%.

Në nivel vendi, Bujar Osmani është i treti aktualisht me 16,44%. Po prin Gordana Siljanovska Davkova e VMRO DPMNE me 36.99% e pasuar nga Stevo Pendarovski 18.18%.

Deri tani janë numëruar votat në 1784 nga 3508.


AlbaniaWeb.net