Sun, Nov 23, 2025

Çfarë e shtyu takimin Biden-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë? Zyrtari turk: Në agjendën e presidentit…

Çfarë e shtyu takimin Biden-Erdogan në Shtëpinë e Bardhë? Zyrtari turk: Në agjendën e presidentit…
  • PublishedApril 27, 2024

Takimi mes Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, i planifikuar të mbahej në 9 maj në Shtëpinë e Bardhë, është shtyrë për shkak të ndryshimeve në agjendën e udhëheqësit turk, tha të premten një zyrtar i Turqisë.

Zyrtari që nuk pranoi të identifikohej tha se shumë shpejt do caktohej një datë e re për takimin sipas VOA.

Shtëpia e Bardhë nuk kishte njoftuar zyrtarisht për vizitën, por një zyrtar amerikan i tha agjencisë së lajmeve Reuters në fund të marsit se Shtëpia e Bardhë kishte ofruar që takimi të zhvillohej në 9 maj dhe Ankaraja kishte pranuar.


AlbaniaWeb.net