Sat, May 11, 2024

E rëndë në Korçë/ Po luante pranë motorit të të atit, mjeti zë sipër 2 vjeçarin! Transportohet me urgjencë drejt Tiranës

  • PublishedApril 27, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen 4 të qytetit të Korçës ku një fëmijë 2 vjeçar ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, kur ka hipur në motorrin e parkuar dhe është rrëzuar në tokë ndërsa motori i ka rënë mbi trup.

Sipas informacioneve, i mituri ka marrë dëmtime të shumta dhe po niset drejt Tiranës. Motori i parkuar në oborr i përket babait të tij, që momentalisht ndodhet në burg. Nëna e të miturit ka qenë brenda në shtëpi, ndërsa kanë qenë motrat e tij që e kanë parë të rrëzuar në tokë me motorrin sipër trupit. Policia po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

Lajmi në përditësim…


AlbaniaWeb.net