Mon, May 13, 2024

VIDEO/ United zhgënjen në “Old Trafford”, goli i Antonyt nuk mjafton për “Djajtë e Kuq”

  • PublishedApril 27, 2024

Manchester United zhgënjen tifozët, teksa sot barazoi 1-1 me Burnley. “Djajtë e kuq” ushtruan presion në pjesën e parë, por nuk mundën dot të gjejnë golin, pasi Aro Muric ishte i pakalueshëm.

Në minutën e 79-të, ekipi i Ten Hag përfitoi në maksimum nga një gabim i kundërshtarit, me Antonyn që nuk fali para porte. Mysafirët fituan penallti me VAR, 11-metërsh i përkthyer në gol nga Amdouni.

United renditet në vendin e gjashtë me 54 pikë. Burnley renditet në vendin e parafundit, me 24 pikë. Premier League ka në program edhe dy ndeshje të tjera për sot.  Në barazimin 1-1 të Fulham ndaj Palace, broja luajti 5 minutat e fundit.

(VIDEO)

(J.S/)

AlbaniaWeb.net