Sun, May 12, 2024

DETAJET/ Shpërthim me lëndë plasëse në oborrin e gjyqtarit në Shkodër (Emri)

  • PublishedApril 28, 2024

Një shpërthim me lëndë plasëse në derën e oborrit të një banese ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se lënda plasëse është vendosur sipas burimeve policore në oborrin e baneses së gjyqtarit Tonin Sterkaj.

Nga raportimet e para bëhet me dije se nuk ka përsona të lënduar por vetëm dëme materiale. Grupi hetimor në vendngjarje po heton mbi këtë rast dhe personin apo personat që kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse dhe shkaqet.


AlbaniaWeb.net