Mon, May 13, 2024

“Festa? S’bëj si Milani!” Calhanoglu: I lumtur për dopietën, jap gjithçka për Interin

  • PublishedApril 28, 2024

Mesfushori Calhanoglu ka folur për mediat, pas fitores së kampionëve të Interit ndaj Torinos.

“Fëmijët e mi duan të zbresin gjithmonë në fushë dhe sot mund ta bëjnë, në këtë ditë të bukur. Jam i gëzuar për dygolëshin tim, nuk e prisja. Ishte fantastike të luaje në një stadium të mbushur plot”.

– Cili është sekreti për penalltitë, duke parë se ka realizuar të 16-ën radhazi nga pika e bardhë?

“Përqendrimi, nuk dua t’i gaboj kurrë dhe kur kam rastin, dua të shënoj gjithmonë. Do të kisha dashur ta gjuante Lautaro, por ma la mua. Shihet nga kjo dhe nga ajo që bëjmë jashtë fushës

që jemi një grup i bukur”.

– A është titulli një revansh për ju?

“E kam shpjeguar më parë, kam dhënë një intervistë ditë më parë. Nuk dua të flas për gjëra të tjera, dua vetëm të argëtohem sot. Dua të jem i qetë, kemi akoma ndeshje.

“Nuk do të bëj rrëmujë në autobusin e zbuluar, nuk dua të bëj atë që më bënë mua në të kaluarën. Presidenti ka qenë gjithmonë afër nesh, është e rëndësishme kjo”.

– Çfarë përfaqëson Inter-i për ju?

“Gjithçka, ka rritur vlerën time dhe atë që kisha brenda. Bëj gjithçka për këtë klub”.

(J.S/)

 

AlbaniaWeb.net