Sat, May 11, 2024

“Qendra e Tiranës që po transformohet befasueshëm”, Rama: Po pret çdo ditë mijëra turistë nën një ofertë fantastike

  • PublishedApril 28, 2024

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga një grup turistësh që kanë zgjedhur Tiranën si një nga atraksionet turistike për të vizituar.

Rama shprehet se qendra e Tiranës po transformohet befasueshëm në një atraksion urban duke pritur çdo ditë mijëra turistë nën një ofertë fantastike.

“MIRËMËNGJES

dhe nga qendra e Tiranës që po transformohet befasueshëm në një atraksion urban duke pritur çdo ditë mijëra turistë nën një ofertë fantastike, të cilët qëndrojnë në radhë për të shijuar sitet më të bukura që përfaqësojnë historinë, kulturën e harmoninë fetare karakterizuese, ju uroj të diel të paqtë”, shkruan Rama.


AlbaniaWeb.net