Sat, May 18, 2024

“I ndërronte pampers”/ Einxhel tregon pikën më të fortë të Dagz si baba

  • PublishedMay 3, 2024

Ardhja në jetë e Trev për Einxhel dhe Dagz, të cilët nisën një histori të bukur dashurie në, ka qenë një nga momentet më të bukura për ciftin. E ftuar në “Cherry on Top”, Einxhel ndër të tjera ka rrëfyer pikat më të forta të Dagz si baba. Ajo shprehet se ai mundohet të jetë shumë i kujdesshëm jo vetëm për djalin e tyre por edhe për të. Siç tregon Einxhel, partneri i saj është shumë larg atyre tradicionalë shqiptarë, pasi kontribuon shumë edhe në përkujdesjen ndaj të birit.

Pjesë nga intervista:

Bora: Pika më e fortë e Dagz si baba?

Einxhel: Pika më e fortë e tij si fillim është që si njeri është shumë i mirë kuptueshëm, i dashur, tolerant dhe më jep mua gjithë atë lirinë time

Si baba, nuk është ky tradicionali që s’bën asgjë. Le të themi në vitin e parë të Trevit, Dagzi ka qenë ai që ka ndërruar më shumë pampers. Dagz ka qenë ai që çohej çdo natë dhe përgatiste qumështin e bebit.