Sat, May 18, 2024

Ekskluzive/ Top Channel zbulon detajet, Rama mbledhje të jashtëzakonshme me ministrat dhe deputetët

  • PublishedMay 4, 2024

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar zhvillimin e një mbledhje të jashtëzakonshme me grupin parlamentar dhe ministrat.

Gazetari i AlbaniaWeb.net, Muhamed Veliu, duke iu referuar burimeve nga kuvendi raporton se kjo mbledhje do të transmetohet Live.

Të njëjtat burime i thanë AlbaniaWeb.net se mbledhja do te mbahet pas pushimit të Pashkëve të martën paradite, ku Rama ka kërkuar të mos mungoje asnjë deputet.

Nuk dihet se cili do të jetë mesazhi i Edi Ramës, por mund të merret me mend se ai lidhet me çështjet e aktualitetit dhe axhendën e maxhorancës në kushtet  kur tema e korrupsionit ka marrë vëmendje të veçante edhe për shkak të disa goditjeve të SPAK-ut, qofte ndaj opozitës, po qoftë edhe ndaj disa zyrtareve të lartë në institucionet qendrore apo në Bashkinë e Tiranës. AlbaniaWeb.net kërkoi të mësoje më shumë detaje për këtë mbledhje të jashtëzakonshme.

“No Comment”, ishte përgjigja që AlbaniaWeb.net mori për të patur një koment nga zyra e shtypit në kryeministri.


AlbaniaWeb.net