Sat, May 18, 2024

Juventus duhet të nxitojë për lojtarin e Atalantës, në garë edhe Liverpool

  • PublishedMay 4, 2024

Koopmeiners, mesfushori holandez i Atalantës me siguri do të largohet nga Bergamo në verë. Ky vendim i lojtarit ka “zgjuar” interesin e disa skuadrave, që e duan në ekip për sezonin që vjen.

Juventus ka kohë që Koopmeiners e ka në krye të listës së dëshirave. Tani, megjithatë, Giuntoli duhet të përshpejtojë sa i takon largimeve, për të grumbulluar paratë e nevojshme për të blerë mesfushorin e Atalantas.

Në garë është edhe Liverpool. The Reds kanë në favor faktin se janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat ekonomike të lojtarit dhe natyrisht të klubit. Sesi do shkojnë gjërat deri në verë, na duhet të presim e të shohim.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net