Sat, May 18, 2024

Pezullimi i Tonalit për baste sportive, trajneri i Newcastle: Ndihet fajtor, do ulë pagën e tij

  • PublishedMay 4, 2024

Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Magpies dhe Burnley-t, është ndalur te pezullimi prej dy muajsh i vendosur nga Federata Angleze e Futbollit ndaj Sandro Tonalit, me këtë të fundit që akuzohet për vendosjen e basteve sportive.

“Sandro ndihet fajtor për situatën që ka krijuar, ndaj vendosi të ulë pagën duke menduar se ky gjest mund t’i tregojë klubit besimin e tij të mirë. Atij i erdhi shumë keq për atë që ndodhi, tani ai thjesht dëshiron të hedhë gjithçka pas krahëve dhe të përpiqet të mësojë nga gabimet që ka bërë” – Tha tekniku.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net