Tue, Nov 25, 2025

Po e mendon seriozisht, lojtari i Cityt tërhiqet nga ideja e kalimit në Arabinë Saudite

Po e mendon seriozisht, lojtari i Cityt tërhiqet nga ideja e kalimit në Arabinë Saudite
  • PublishedMay 4, 2024

E ardhmja e Kyle Walker mund të jetë në  Arabinë Saudite. Sipas asaj që raporton “Sun”, mbrojtësi anglez është duke i vlerësuar seriozisht ofertat që ka marrë nga ky kampionat dhe një lëvizje e tillë nuk përjashtohet. Lojtari, sipas asaj që kanë shkruar mediat, ka marrë informacione nga Riyad Mahrez, ish-shokun e ekipit te Manchester City, i cili luan tek Al-Ahli.

33-vjeçari, Walker prej disa kohësh është në listën e titullarëve të mundshëm, aq sa në janar Bayern Munich bëri një tentativë për ta blerë, e cila megjithatë rezultoi e pasuksesshme. Në City që nga viti 2017, kontrata e tij me blutë skadon më 30 qershor 2026.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net