Fri, May 8, 2026

Gjendet një armë zjarri në burgun ku vuajnë dënimin shumë shqiptarë në Greqi, ja ku e kishin fshehur

Gjendet një armë zjarri në burgun ku vuajnë dënimin shumë shqiptarë në Greqi, ja ku e kishin fshehur
  • PublishedMay 5, 2024

Policia greke ka zbuluar një armë zjarri pistoletë brenda burgut “Koridhalos” ku vuajnë dënimin shumë shqiptarë.

Arma e zjarrit e llojit pistoletë bashkë me 19 fishekë u gjet brenda një muri. Arma u gjet me një detektor metali dhe pas shpimit në mur, ndërsa u konstatua se ishte e ndarë në pjesë të veçanta, të cilat ishin mbështjellë  me 6 pako të improvizuara.

Qelia ku u gjet arma rezulton të jetë bosh prej muajit Gusht 2023. Policia greke ka nisur hetime intensive për të zbuluar mënyrën e futjes së armës në burg, autorët dhe arsyet pse do përdorej.