Fri, May 8, 2026

Lufta në Rripin e Gazës/ 16 të vdekur nga një sulm ajror izraelit, nis evakuimi i palestinezëve nga zona Rafah! Pritet ofensivë ushtarake

Lufta në Rripin e Gazës/ 16 të vdekur nga një sulm ajror izraelit, nis evakuimi i palestinezëve nga zona Rafah! Pritet ofensivë ushtarake
  • PublishedMay 6, 2024

Ushtria izraelite ka nisur një operacion të gjerë ditën e sotme për evakuimin e popullsisë civile në zonën Rafah të Gazës. Lajmin e ka konfirmuar një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes Izraelite.

“Këtë mëngjes, ne filluam një operacion për të evakuuar përkohësisht banorët në zonën e Rafahut lindor”- u shpreh zyrtari izraelit.

Ushtarët po u kërkojnë palestinezëve që të evakuuojnë lagjet lindore të Rafahut në kufurun izraelit pasi mund të ketë një ofensivë të mundshme ushtarake në zonën jugore të Rripit të Gazës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se më herët, gjatë orëve pas mesnatës, 16 persona u vranë pas një sulmi ajror izraelit në Rafah në kampin e refugjatëve Yebna dhe afer Al Salam.


AlbaniaWeb.net