Sun, May 19, 2024

Me duar në kokë dhe e “mbytur” në lot, gruaja e vrasësit të dy të moshuarve në Dropull: Ju kërkoj ndjesë, të ma bënte mua! Më ka mbaruar, të vras veten…

  • PublishedMay 6, 2024

Eftiqia Mastora, 73 vjeçe, bashkëshortja e Thoma Mastorës, 69 vjeçarit që vrau të moshuarit Kosta Ilia dhe gruan e tij Kleoniqi Ilia në Dropull, ka shpërthyer në lot për ngjarjen e rëndë të ndodhur.

Gjatë një interviste të dhënë para derës së shtëpisë së saj ajo ka shprehur dhimbjen e madhe që ndjen dhe zhgënjimin që pësoi nga bashkëshorti.

Ajo e dëshpëruar shprehet se nuk di se çfarë të bëjë, ndihet e pashpresë dhe se burri i saj e mori në qafë atë dhe djalin e tyre. Madje edhe pse ajo vetë nuk ka bërë asnjë krim, ka kërkuar falje. E pafuqishme Eftiqia Mastora 73 shprehe se nuk ka më punë me bashkëshortin dhe nuk ka pse të shkojë ta takojë në burg, pasi ai i shkatërroi jetën.

Eftiqia Mastora: U zu andej, të vinte t’i shkarkonte tek unë, bënte sa herë. Më mirë mua, jo botën. Çfarë i mungonte atij, i munguan ilaçet atij? Pse të marrë kredi pa më pyetur mua. Çfarë faji kam unë, çfarë të bëj, të vras veten? Është mëkat? Çfarë të bëj, nuk mendoi, as për mua, as për djalin. Çfarë të bëj unë? Ku kam unë fuqi? Ku të mbytem?

Kërkoj ndjesë, nuk kam çfarë të them. Unë nuk jam e zonja të vras një gjë që më del rrugës. Nuk kam çfarë të bëj më, më thoni dhe juve çfarë të bëj? Më mbaroi. Mua ai më ka mbaruar, nuk ka punë më me mua, nuk ka më falje. Kërkoj ta di tek cila bankë ka marrë kredi apo kush e ka ndihmuar. Do më lërë pa shtëpi. Nuk e di se sa lekë ka marrë kredi, u çmenda fare. Nga policia e mora vesh. Unë takoj atë? Për çfarë, çfarë t’i them, që morë në qafë dy pleq?


AlbaniaWeb.net