Sun, May 19, 2024

Realizoi një super gol, Xhaka nuk di të ndalet: Synojmë diçka speciale këtë sezon (VIDEO)

  • PublishedMay 6, 2024

Titulli i parë në histori ka bërë me krahë Bayer Leverkusen, me “aspirinat” që nuk dinë të ndalen, nuk bëjnë asnjë kompromis edhe pse në Bundesligë nuk kanë më asnjë objektiv. Sigurisht, qëllimi i tyre, objektivi, nëse mund të quhet i tillë, është të vijojnë pathyeshmërinë. Ndaj Eintracht, ekipi i Xabi Alonso e dërgoi në 48 numrin e ndeshjeve pa pësuar humbje. Alonso kishte bërë një rotacion të ndjeshëm, me mëndje te Roma, por ky detaj nuk pati asnjë efekt tek ekipi në fushë, me Granit Xhakën që zhbllokoi sfidën me një super gol, me një goditje të fortë nga distanca.

Frankfurt u rikthye në lojë duke barazuar shifrat në 1-1 në minutën e 32-të. Në fundin e pjesës së parë ishte Schick që riktheu Leverkusen në avantazh. Me fillimin e pjesës së dytë, Palacios që dërgoi shifrat në 1-3. Kampionët e Gjermanisë nuk u mjaftuan me kaq, por Frimpong dhe Boniface realizuan edhe dy herë të tjera duke sigluar rezultatin final në 5-1. Shijon këtë sukses Granit Xhaka, me prishtinasin që nuk ka ndërmend të ndalet:

“Ne dëshironim të qëndronim të pamposhtur, e bëmë sërish dhe jemi afër të arrijmë diçka speciale këtë sezon”, theksoi Xhaka pas ndeshjes.

()

AlbaniaWeb.net