Sun, May 19, 2024

VIDEO/ Të tronditur nga ngjarja e rëndë, qytetarët shkodranë hedhin lule përgjatë Bunës

  • PublishedMay 6, 2024

Në ditën e luleve, 6 Maj, qytetarë të Shkodrës dhe drejtues të bashkisë u solidarizuan me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin.

Me lule në duar, ata ecën përgjatë lumit Buna, duke i hedhur më pas në ujë. Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër Teuta Qyteza tha se sot festa në Shkodër u kthye në dhimbje pasi disa lule të bukura i mungojnë qytetit.

Ndërkohë bashkia ka anuluar koncertin e pasdites, dedikuar festes së luleve.

9-vjeçarja e cila u gjet në orët e para të ditës së djeshme në ujërat e Bunës, u përcoll sot në banesën e fundit, ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e trupave të nënës së saj, Alma Arrazi dhe motrës e vëllait të saj.


AlbaniaWeb.net