Mon, May 20, 2024

E pabesueshme, Dortmund fiton më shumë nëse humbet finalen e Champions, shkak bëhet Bellingham

  • PublishedMay 10, 2024

Të fitosh, apo të mos fitosh, kjo është dilema e madhe e B.Dortmund. Duket pak e vështirë për tu besuar, por B.Dortmund do të fitonte më shumë para nëse humbasin në finalen e Champions League përballë Real Madrid, kjo për shkak të Jude Bellingham.

Në verë, kur talenti britanik firmosi me Real Madrid, në kontratë është përfshirë edhe një bonus i madh për B.Dortmund. Nëse Reali do të fitojë Champions League në arkën e Dortmund do të shkojnë automatikisht 25 milionë euro. Nëse Dortmund fiton Champions përfiton 20 milionë euro nga UEFA.

Me laps dhe letër në dorë, verdhezinjtë dalin më të fituar nëse humbasin, plus 5 milionë euro.

()

AlbaniaWeb.net